Arrestohet një 73vjeçar në Llapushnik të Drenasit për dëmtim të orendive, ndërsa policia i sekuestron tri armë

Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arrestuar, Z.Th., mashkull 73 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar orendi në tri shtëpi.

Ai është duke u intervistuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button