
Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë realizuar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar
Gjatë këtij operacioni, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë.
Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion.Ndaj personit të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për veprën:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.



