Moti në Kosovë për ditën e neserme

Gjatë natës në Kosovë do të rifllojnë reshjet e shiut të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në shqotë dhe borë, fillimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në shumë ultësira, por jo në të gjitha.

Në mëngjes herët eventualisht edhe paradite mund të ketë periudha me reshje paksa më intensive bore të cilat mund të japin pamje shumë të bukura në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje bore sidomos në mëngjes dhe paradite.

Në zonat më të ulëta në Dukagjin, por edhe në ndonjë ultësirë tjetër kryesisht reshje shiu. Në disa ultësira në Rrafshin e Kosovës mund të krijohen shtresa simbolike dhe shtresat disa cm. priten në viset kodrinore-malore.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button