
Ditën e sotme ushtarët italianë në vend kanë kryer disa patrullime nëpër Kosovë, me qëllim të sigurimit të një pranie të dukshme në terren.
KFOR ka deklaruar se, ushtarët italianë përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në këtë mision.
Postimi i plotë:
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale–Perëndim, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ (ABL) dhe në mbarë Kosovën.
Ata zhvilluan patrullime me qëllim sigurimin e një pranie të dukshme dhe qetësuese në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën.
Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



