Telefoni i fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Thuhet se menjëherë vizita është anuluar, kurse ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button