Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci tregon katër këshillat për vozitje të sigurt në ngrica

Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci, ka bërë thirrje për rritje të nivelit të sigurisë në komunikacion, duke paralajmëruar rrezik të lartë nga krijimi i ngricave në rrugë pas reshjeve të fundit dhe rënies së ndjeshme të temperaturave.
Sipas Kolgecit, temperaturat pritet të zbresin deri në -9°C, gjë që mund të krijojë shtresë akulli në shumë segmente rrugore.
“Çdo ngasës duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm. Ka rrezik të lartë që rrugët të ngrijnë, sidomos në ura, kthesa, pjerrësi dhe në zona ku kriposja nuk arrin në kohë,” ka shkruar Kolgeci.
Kolgeci u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përshtatin stilin e ngasjes me kushtet atmosferike.
“Ulni shpejtësinë, rrisni distancën e sigurisë dhe shmangni manovrat apo frenimet e papritura. Gomat dimërore dhe pajisjet adekuate janë të domosdoshme në këto kushte,” theksoi ai.
Kolgeci shton se përgjegjësia për siguri është e ndarë mes çdo ngasësi dhe institucionit për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. Secili duhet të bëjë pjesën e vet që të shmangim aksidentet,” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Apel për siguri në komunikacion
Të nderuar ngasës, pas reshjeve të fundit dhe me parashikimin e temperaturave shumë të ulëta sonte, ku parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -9°C, ekziston rrezik i lartë që rrugët të krijojnë shtresë me ngrica, sidomos në ura, kthesa, pjerrësi dhe segmente të rrugëve që nuk arrijnë të pastrohen dhe të kriposen me kohë.
Ju ftoj të drejtoni automjetet me kujdes maksimal:
▶️ Ulni shpejtësinë dhe rrisni distancën e sigurisë
▶️ Përdorni goma dimërore dhe pajisje adekuate
▶️ Shmangni manovrat e papritura dhe frenimet e vrullshme,
▶️ Drejtoni automjetin tuaj me siguri dhe përqëndrim maximal,
Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët.



