Ngacmohet seksualisht një e mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të premtën në Drenas. Viktima, një femër kosovare e mitur, ka njoftuar policinë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka të meta mendore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
“NGACMIM SEKSUAL”
Drenas 09.01.2026, viktima femër kosovare e mitur, ka raportuar rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë



