3 raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës, policia jep detaje

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe, në rajonin e Prishtinës, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Të njëjtat kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Lipjan.
Prishtinë, 09.01.2026: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 06.01.2026:
Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe prindi i bashkëshortit të saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan 09.01.2026
Është raportuar se viktima femër kosovare dhe vajza e saj, kanë pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.



