Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një vilë në Çagllavicë, nën kërcënim mori 1,200€

Në informacionet e para nga Policia e Kosocës shkruhet se një person mashkull është arrestuar më 09.01.2025 si i dyshuar për një grabitje e cila kishte ndodhur në një vilë në Çagllavicë më daten 26 dhjetor 2025.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës. Lidhur me rastin Policia tregoi se personin e dyshuar V.B, 32 vjeçar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “Grabitje”.

Cfarë ndodhi në Çagllavicë me datën 26 dhjetor?

Në orët e hershme të mengjesit një person i maskuar, kishte kërcënuar recepsionistin e një vile, ku më pas ai u detyrua të i jap 1,200€ para cash nga arka.

Policia ishte paraqitur në vendin e ngjarjes, dhe më pas filluan kërkimet lidhur me rastin.

Ndërsa dje me datën 09.01.20.26 është vetdorëzuar në polici personi i dytë i cili kishte qenë në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar dhe në bashkëpunim me të dyshuarin e parë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Artikuj të tjerë

Back to top button