Plagosja në Pejë, Prokuroria: Po punohet në identifikimin e personave të dyshuar

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Pejë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë tha se po punohet pë identifikimin e personave të dyshuar.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Nikçi për TandemPress.

Ai nuk bëri të ditur detaje tjera lidhur me ngjarjen.

Artikuj të tjerë

Back to top button