Shoferi i godet me veturë dy këmbësorë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Dy viktima kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 10.01.2026, rreth orës 17:00, dhe të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa drejtuesi i veturës, ishte një burrë i cili më pas u arrestua nga policia.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button