Vjedhje në objekt fetar në Mitrovicë të Veriut, grabiten 127 euro

Persona të panjohur kanë vjedhur para nga një objekt fetar në Mitrovicë të Veriut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 15:30, ku nga objekti fetar dyshohet se janë vjedhur rreth 127 euro.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se njësitet kompetente janë duke u marrë me hetimin, ndërsa po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

“Mitrovicë e Veriut,10.01.2026 Raportohet se persona të panjohur kanë vjedhur nga objekti fetar rreth 127 euro.
Me rastin po merren njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button