
Seanca e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e planifikuar fillimisht për nesër në ora 10:00, është zhvendosur për sonte në orën 21:30 për shkak të afatit ligjor për zgjedhjen e Kryesuesit.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit. Ky afat skadon sonte në ora 00:00, pasi kryetari i komunës, Faton Peci, është betuar më 12 dhjetor.
Burime komunale bëjnë të ditur se seanca është thirrur në orët e vona për të shmangur tejkalimin e afatit, pasi në të kundërtën Kuvendi Komunal do të rrezikonte të mbetej jofunksional.



