
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për gjendjen e ujit të pijshëm në të gjitha rajonet e vendit.
Rajoni i Prishtinës: Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë ofrojnë ujë brenda standardeve të lejuara.
Në Drenas/Bivolak, fabrika punon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e sigurt për konsum.
Lipjan dhe Kuzmin: Uji brenda standardeve.
Vragoli dhe Miradi e Poshtme: Uji nuk rekomandohet për pije.
Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe komunat veriore: uji është brenda standardeve të lejuara.
Ferizaj: Uji për konsum,brenda standardeve.
Han i Elezit: Niveli i turbullirës në ujësjellësin qendror me burim në Dimcë është i lartë, uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.
Gjilan: Uji brenda standardeve.
Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë: Parametra fiziko-kimikë brenda normave.
Kamenicë dhe Viti: uji i sigurt për konsum.
Pejë dhe Istog zona Vrellë/Istog: Uji brenda standardeve.
Mbivada: turbullirë e lartë, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
Junik: Uji për konsum i sigurt.
Deçan dhe Klinë: turbullirë e lartë, uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Gjakovës: Furnizimi me ujë nga KRU Gjakova është i sigurt për konsum.
Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë: vlera të larta të turbullirës, uji nuk konsiderohet i pijshëm.
Rajoni i Prizrenit: Burimi “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit: uji brenda standardeve.
Suharekë: problem furnizimi në fshatrat e përmbytura Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht.
Malishevë: turbullirë e rritur, uji përdoret vetëm për qëllime teknike.
Dragash: uji brenda standardeve.
IKSHPK apelon tek qytetarët që të respektojnë këshillat për përdorimin e ujit në zonat ku ai nuk rekomandohet për pije.


