Tre persona në Prishtinë u rrahën me mjete të forta, Policia jep detaje mbi rastin

Tre persona janë përleshur me mjete të forta të hënën në Prishtinë.

Njëri prej tyre u dërgua në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, ndërsa rasti u iniciua si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Me datê 12.01.2026, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me mjete të forta.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button