
Një grua në Skenderaj ka raportuar se në vazhdimësi burri i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Ndërkaq Policia ka bërë të ditur se është bërë bastisje në dy lokacione, pronë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë.
Në lidhje me rastin me vendim të prokurorit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.



