Kanosi gruan e tij permes telefonit, i dyshuari nga Mitrovica ndalohet nga policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it.
Rasti ka ndodhur më 14.01.2026, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë të komunës së Mitrovicës.
Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën e tyre dy muajsh i dyshuari K.B kishte kanosur viktimen permes një thirrje telefonike, kur ajo ishte te prinderit e saj në Mitrovicë.
Sipas informacioneve, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.



