A është uji i pijshëm në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë?-IKSHPK del me njoftim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se bazuar në rezultatet e analizave të ujit të pijshëm të datës 15.01.2026, situata mbetet e pandryshuar në rajonet Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjakovë.
Sipas IKShPK-së, përjashtim bëjnë rajonet si Gjilani dhe Peja, për të cilat situata paraqitet si më poshtë:
Rajoni i Gjilanit
Në zonën e Kamenicës – Stacioni nr. 1 dhe Besa Center, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara.
Në Stacionin e pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshatin Berivojcë, është vërejtur rritje e vlerave të nitrateve mbi kufijtë e lejuar dhe uji në këto zona nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Pejës
Pejë, Deçan, Junik dhe Istog, cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.
Klinë-Rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.
IKShPK tha se, në bashkëpunim me qendrat rajonale të shëndetit publik, po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.



