Arrestohet një person në Prizren, nën dyshimin e sulmit me sëpatë, viktima e rastit merr trajtim mjekësor

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një person tjetër me sëpatë

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:45, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vendngjarje në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorë në rast.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button