Bastisje në 3 lokacione në Zubin Potok për lojëra të fatit

Policia e Kosovës po e zhvillon një aksion në Zubin Potok.
Aty po zhvillohen bastisje në tri lokacione nën dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.
Kjo u konfirmua nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun.
“Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione ne Zubin Potok”, deklaroi Elshani.
Ndërsa më poshtë mund t’i shihni pamjet që Klankosova.tv ka siguruar nga ky zhvillim





