Në Malishevë u arrestuan katër persona, pasi kishin sulmuar dy zyrtarë policorë

Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit i kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Malishevë me datë 15.01.2026 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e lëndimeve të mara dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button