Banorët në lagjen Arbëria të Prishtinës në telashe me mungesën e ujit

Banorët në rrugën “Ferid Curri” në lagjen Arbëria në Prishtinë, tash e disa ditë po përballen me mungesë të ujit, e cila po ua vështirëson jetën e përditshme.

Banorët e kësaj lagjeje, tha se uji në lagjen ku jeton ai më shumë janë pa ujë se me ujë.

“Ujë kanë vetëm dy orë në ditë, kjo është situatë e tmerrshme” tha banori L.G

“Madje një banore tjetër ka dyshime se KRU Prishtina ua ka ndërprerë atyre furnizimin e rregullt në mënyrë që banorët e Fushë Kosovës të kenë ujë pasi që furnizohen me ujë nga i njëjti liqen, nga ai i Batllavës” tha një banore e kësaj lagjeje.

Kohët e fundit, KRU Prishtina po furnizon vetëm Fushë Kosovën përmes Batllavës ndërkohë që ata janë të siguruar me ujë, pasi ka pasur një rregullim të situatës atje

Në lidhje me këtë çështje, KRU Prishtina, tha në lidhje me ankesat e banorëve të kësaj lagjeje dhe në një përgjigjje  të tyre ata janë justifikuar se shkak është situata e fundit me vërshime.

“Kjo situatë është krijuar si pasojë e turbullirave të shtuara në burimin e ujit, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin e trajtimit, si dhe për shkak të kapacitetit të zvogëluar të impiantit të trajtimit. Për rrjedhojë, sasia e ujit të trajtuar dhe e shpërndarë është më e ulët se nevojat reale të konsumatorëve”, kanë thënë nga KRU Prishtina.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button