Policia njofton se gjendet i mituri 17vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur

Personi i humbur i cili po kërkohej nga Policia e Kosovës, i mituri 17vjeçar që nga data 2 janar i këtij viti rezultonte i humbur për familjarët e tij, pas publikimit në media, në orët e mbrëmjes Policia ka njoftuar se personi i shpallur si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button