Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Komunën e Fushë Kosovës

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në këtë komunë.
Në njoftim thuhet se pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor.
“Siç ju kemi njoftuar më herët, të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Drejtoria për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.



