Ligji për të Huajt dhe Automjete, MPB nis fushatë informuese në pikat kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka nisur një fushatë informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen gjatë hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin dhe përdorimin e automjeteve në territorin e vendit.

Sipas njoftimit, aktiviteti informues do të zgjasë deri më 15 mars 2026 dhe do të zbatohet në bashkëpunim me zyrtarët policorë në terren.

Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin e tyre, duke u uruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button