
Një rast i rëndë u regjistrua në Ferizaj, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga babai i saj, për një periudhë kohore.
Viktima e mitur, me inicialet A.B, ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj të dyshuarit M.B, babait të saj.
I dyshuari, dyshohet se ngacmonte vajzën e tij seksualisht në mënyrë sistematike për rreth një vit e gjysmë, në periudha të caktuara, duke e mbajtur të mituren nën presion dhe frikë.
“Ndërkaq sipas informatave të Policisë së Kosovës, i dyshuari është i ndaluar në mbajte për 48orë, dhe rasti shkon nën hetim për t’u siguruar provat tjera materiale lidhur me rastin” thuhet nga PK.



