Anulohet seanca gjyqësore “Masakra e Izbicës” ndaj Muhamet Alidemajt

Në Gjykatën e Prishtinës, me 19.01.2026 është anuluar seanca ndaj Muhamet Alidemajt, i cili nga Prokuroria Speciale po akuzohet të ketë qenë pjesëmarrës në masakrën e Izbicës. Në korrik të vitit 2024, Alidemaj ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 15 vjet burg. Ndërsa, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.

Cfarë shkruhet në aktakuzë?

Sipas dosjes, rreth 130 persona ishin ekzekutuar me armë automatike, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12.

Sipas aktakuzës më 28 mars 1999 së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali për t’u nisur në drejtim të fshatit Izbicë, me të arritur në fshat të njëjtit shkuan në shtëpinë e të dëmtuarës me iniciale Xh.O ku nën kërcënim dhe tortura viktima është detyruar të ju jap marka (para), ndërsa këta të fundit pastaj i’a vunë flakën shtëpisë së saj. Tutje Alidemaj, bashkë me policë serbë kishin zbritur në mal duke përdorur dhunë barbare ndaj ndaj grave dhe fëmijëve. Ndërkaq gjatë luftës së viteve 1998/99 janë dënuar edhe disa udhëheqës më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së Serbisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button