Graçanicë: Arrestohet një person, pasi dyshohet se vodhi kabllo elektrike, dhe më pas i shiti

Një person është arrestuar pasi dyshohet se vodhi kabllo elektriike nga kompania pronë e ankuesit, dhe më pas i shiti.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën dhe u iniciua si “Keqpërdorim i besimit”
“Graçanicë më 18.01.2026 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nga kompania pronë e ankuesit kosovar dhe pastaj i kishte shitur. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.



