Prizren: Arrestohen katër persona, viktimën mashkull e futën në veturë, shkak se viktima kishte komunikuar më parë me një vajzë

Katër persona janë arrestuar më 24.01.2026 në Prizren, nën dyshimin për privim të kundërligjshëm nga liria të një burri. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit. Dyshohet se katër persona, përfshirë një të mitur, me forcë e kanë futur viktimën, në një veturë të tipit “Seat” me targa vendore. Policia bën të ditur se i njëjti ishte mbajtur rreth një orë dhe më pas është liruar nga të dyshuarit, ndërsa kishte pësuar lëndime të dukshme trupore, dhe më pas viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se rasti ka ndodhur pas një kontakti të mëhershëm që viktima kishte pasur në rrjetet sociale me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.Njësitet policore kanë arrestuar katër të dyshuarit, njëri prej të cilëve i mitur.

“Si prova materiale janë sekuestruar vetura e përdorur në rast, katër telefona mobilë dhe një elektroshok.Rasti është nën hetim” thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button