
Sipas Policisë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje, teksa në ngjarje janë përfshirë edhe babai i viktimës dhe vajza e axhës së saj si të dyshuar.
Një zënkë në familje në Istog mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar me intervenim të Policisë dhe disa persona të përfshirë, por të gjithë janë liruar pas intervistimit.
Rasti është regjistruar “Dhunë në familje lëndim i lehtë trupor” dhe sulm”, shkruhet në njoftimin e policisë.



