Mitrovicë e Veriut: Vjedhje e rëndë, e dyshuara në kërkim

Një qytetar ka denoncuar zhdukjen e parave, një telefoni mobil dhe një zinxhiri ari me vlerë të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicë.

Ankuesi është paraqitur në polici ku ka deklaruar se e dyshuara S.M. i ka marrë pa dijeninë e tij 300 euro para (cash) të gatshme, një telefon Samsung A16, ngjyrë hiri, me vlerë rreth 240 euro, dhe një zinxhir ari, me vlerë rreth 700 euro.

Policia njofton se kërkimet do të vazhdojnë per lokalizimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarës.

Artikuj të tjerë

Back to top button