Ballina

Kolgeci tregon rolin e “Dronit” në komunikacionin rrugor – a pritet zvogëlim i aksidenteve

Në një intervistë për GazetaBlic eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci, ka treguar për sistemin operativ “Droni” nga Policia e Kosovës dhe përdorimin e tij në Kosovë.

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci, në një prononcim për GazetaBlic, ka deklaruar se pas vendosjes së paisjes operative “Droni” nga Policia e Kosovës do të ketë parandalim të aksidenteve në vendin tonë.

“Cilado metodë e cila mundëson verifikimin e ngasësve të cilët drejtojnë automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e komunikacionit apo ngasësit, që bëjnë kundërvajtje është në funksion të zbatimit të Ligjit për Rregullat e Trafikut rrugor dhe në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”, potencoi eksperti i komunikacionit.

Kolgeci në lidhje me shifrat e shumta të konfiskimit të patentë shoferëve në Kosovë, e ka vlerësuar si shqetësim në komunikacionin rrugor.

“Numri i madh i konfiskimit të patent shoferëve, gjegjësisht shqiptimit të masave mbrojtëse (ndalim i drejtimit të ngasjes për një periudhë të caktuar) është tregues i qartë dhe shqetësues për numrin e madh të kundërvajtësve në rrugët publike në Kosovë”, vazhdoi ai

“Me këto paisje pritet të rritet kultura e ngasjes dhe rrjedhimisht pritet që të zvogëlohet numri i aksidenteve nëpër kryqëzime apo në vende ku aplikohen këto paisje. Nuk pres të ketë shumë ndikim në zvoglimin e numrit të aksidenteve në nivel vendin”, përfundoi eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button