Me vota 104 pro janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.
Blerta Deliu-Kodra e PDK-së, propozoi Vlora Çitakun.
Nga LDK-ja, Besian Mustafa e propozoi Kujtim Shalën.
Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.
Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.
Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.
“Me zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu



