Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet të jetë vazhdim i shumicës

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë politike, në mënyrë që të shmanget një krizë e re institucionale.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abdixhiku tha se afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është i kufizuar dhe kërkon maturi e kompromis.
“Sot, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty ku përcaktohet fati i institucioneve, kam zhvilluar një takim ndërpartiak LDK–LVV me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe çështjen e stabilitetit institucional të vendit,” ka deklaruar Abdixhiku.



