Zgjedhje të drejtpërdrejta për president, Vjosa Osmani procedon në Kuvend amendamentet

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit.
Në njoftimin e fundit, Osmani bëri të ditur se ky veprim erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it.
Këto amendamentet ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
“I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!” – ka shkruar Osmani.



