Lajme
Vrasja e Oliver Ivanoviqit, 20 vjet e 6 muaj burgim për katër të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në janar të vitit 2018.
Marko Roshiq është dënuar me 8 vjet burgim për veprën vrasje e rëndë dhe me gjobë 10 mijë euro.
Nedelkjo Spasojeviq është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Dragisha Markoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje në veprën penale vrasje.
Ndërkaq, Zharko Jovanoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve.