Përfshihet nga zjarri një stallë pa bagëti në Madanaj të Gjakovës

Një shtallë pa bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Madanaj të Gjakovës të premten, e datës 06.03.2026.

Lajmin e kanë bërë të ditur zjarrfikësit e Gjakovës. Sipas tyre, rasti ka ndodhur rreth orëve të mesditës. Zjarrfikësit njoftojnë se nuk ka pasur persona të lënduar dhe as bagëti brenda objektit.

Njësitet e Brigadës së Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth”, njoftojnë Zjarrfikësit e Gjakovës përmes rrjetit social facebook.

Artikuj të tjerë

Back to top button