
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”.
Kjo ngjarje që kishte ndodhur më 24 shtator 2007 dhe ku kishin humbur jetën dy persona.
Me vendimin e gjykatës, nga akuzat janë liruar Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi, Mehmet Mehmeti dhe Afet Dalloshi. Trupi gjykues ka vendosur që shpenzimet e procedurës penale të bien mbi gjykatën. /Betimi për Drejtësi



