Basha del në terren, përcjell nga afër punimet Prishtinë-Podujevë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar se dje doli në terren për të parë nga afër zhvillimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Basha tha se takuan edhe përfaqësuesit e operatorëve ekonomik me ekipet e punës për të vlerësuar nga afër progresin e punimeve.

“Pas trajtimit të hollësishëm të projektit të rrugës Prishtinë- Podujevë, dje bashkë me zyrtarë të administratës dhe mbikqyrësin e punimeve, gjatë gjithë ditës inspektova në terren të gjitha segmentet e këtij projekti.Në secilin segment takuam përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë me ekipet e punës për të vlerësuar nga afër progresin e punimeve. Me këmbëngulje dhe vendosmëri kërkova afatizim konkret për çdo fazë të punës dhe rritje të kapaciteteve në terren e shtim të ritmit të punimeve”.

Basha deklaroi se pritjet nga ky proces janë të qarta dhe se kërkohet seriozitet.

Artikuj të tjerë

Back to top button