
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai konfirmoi se pret që takimi me krerët e opozitës të mbahet në fillim të javës së ardhshme, pasi ftesat do t’u dërgohen që sot.
“Unë besoj që me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe qysh sot do t’u dërgoj ftesa për t’u takuar qysh në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Kurti.



