
Komuna e Lipjanit ka paralajmëruar masa ndaj zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale nëse konstatohet se ka pasur neglizhencë në trajtimin e rastit të 5-vjeçarit të keqtrajtuar.
Zëdhënësja Besarta Qadraku tha se janë në pritje të një raporti të detajuar dhe se në rast të shkeljeve mund të ketë masa disiplinore, përfshirë suspendim apo largim nga puna.
Ndërkohë, fëmija po trajtohet në gjendje të rëndë në QKUK, ndërsa rasti është nën hetim nga institucionet përkatëse dhe Inspektorati për Shërbime Sociale.



