
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur tender për furnizim, montim dhe mirëmbajtje të dekorimeve për festat e fundvitit
Sipas njoftimit për kontratë të publikuar nga Kuvendi, vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit është 6 mijë.
Tenderi ka për objekt “Dekorime për festat e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ndërsa përfshin furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e dekorimeve.
Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes kuotimit të çmimit, ndërsa kriter për dhënien e kontratës është përcaktuar çmimi më i ulët.
Operatorët ekonomikë të interesuar kanë afat për dorëzimin e ofertave deri më 3 dhjetor 2026, në ora 14:00, përmes platformës elektronike të prokurimit


