Dr. Nazmi Kolgeci – figurë inspiruese e mjekësisë në Kosovë

Një emër që nderon profesionin e mjekut dhe përfaqëson vlera të larta njerëzore është Nazmi Kolgeci, një ndër kirurgët torakal më të dalluar në vend.

Aktualisht në pozitën e drejtorit të Kirurgjisë Torakale në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ai është shembull i përkushtimit, dijes dhe humanizmit në shërbim të pacientëve. Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm dhe përgjegjësi, dr. Kolgeci ka fituar respekt të gjerë në komunitetin mjekësor dhe më gjerë.

I lindur dhe i rritur në Vraniqi, ai mbetet një dëshmi se nga vendet tona dalin figura të suksesshme që arrijnë majat e profesionit të tyre pa harruar asnjëherë prejardhjen.

Me punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm, dr. Nazmi Kolgeci vazhdon të jetë një inspirim për brezat e rinj dhe një figurë e respektuar në shoqëri.

Artikuj të tjerë

Back to top button