Aksident në Piranë të Prizrenit, raportohet se ka vdekur këmbësori

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Piranë, në komunën e Prizrenit, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur pranë urës së fshatit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat kishin marrë informacion paraprak për rastin.

Lidhur me rastin TandemPress do iu mbaj të informuar. 

Artikuj të tjerë

Back to top button