
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen e vëllait në Bokshiq të Klinës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Agnesa Zeqiraj-Çetja.
“Ju informojmë se të pandehurit J.J. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh. Koha e paraburgimit do të llogaritet nga dita e arrestimit të të pandehurit, më 21.03.2026 në ora 15:30, deri më 19.04.2026”, konfirmoi Zeqiraj-Çetaj.
Masa e paraburgimit, të dyshuarit iu caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore.



