Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

KRU Prishtina ka njoftuar se ditën e nesërme për disa orë, duke filluar nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat në komunën e Podujevës.

Në njoftim shtohet se, kjo ndërprerje do bëhet për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe sigurimit të një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.

Postimi:

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë

Të nderuar banorë,

Ju njoftojmë se nesër, nga ora 11:00 deri në 15:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në gypin kryesor që furnizon fshatrat në komunën e Podujevës.

Kjo ndërprerje po bëhet për shkak të punimeve/ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe sigurimit të një furnizimi më të qëndrueshëm në të ardhmen.

Lusim të gjithë konsumatorët e zonave të prekura që të marrin masat e nevojshme paraprake për furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe. Pas përfundimit të punimeve, furnizimi do të rikthehet gradualisht në gjendje normale.

Faleminderit për mirëkuptim!

Artikuj të tjerë

Back to top button