Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur nga 1.76 euro për litër sa ishte një ditë më parë, në 1.75 euro për litër. Po ashtu, edhe çmimi i benzinës ka shënuar ulje, nga 1.44 euro në 1.43 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet në 0.88 euro për litër.

Këto çmime janë maksimale dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

Artikuj të tjerë

Back to top button