Kurti prezanton listën e LVV-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti prezantoi listën e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Nga Gjakova, Kurti gjatë prezantimit tha se lista e LVV-së është listë me njerëz që ia duan të mirën Kosovës
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen me 7 qershor, pasi legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës.
Kujtojmë se tashmë, partitë politike kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.


