Pejë: U kapën nga policia duke bërë gara me vetura në një zonë të banuar, dënohen dy shoferë me nga 500€ gjobë

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj disa shoferëve janë ndërmarrë veprime ligjore pasi janë hasur duke kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut më 13.06.2026.

Në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, policia ka identifikuar dy kundërvajtës që po zhvillonin gara shpejtësie. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba individuale në vlerë prej 500 euro, si dhe nga 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje 12 muaj.
Ndërkohë, një tjetër shofer është ndëshkuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi 116 km/h në zonë të banuar, ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 40 km/h

Artikuj të tjerë

Back to top button