NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

Një zyrtar i NATO-s ka shprehur se vendimi për optimizimin e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese që janë në mes të Aleancës Veri-Atlatnike dhe Kosovës.
Ai ka thënë se vendosja e FSK-së në Veri të Kosovës mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it
“Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it”.,ka deklaruar ky zyrtar i NATO-s.



